## Ekipi i FMN-së përmbyll vizitën në Shqipëri

## Source details

**Canonical URL:** [Ekipi i FMN-së përmbyll vizitën në Shqipëri](https://www.imf.org/-/media/files/news/press-release/2022/albania-press-release-sv-may-19-2022-albanian.pdf)

## Other formats

- [Markdown version](/-/media/files/news/press-release/2022/albania-press-release-sv-may-19-2022-albanian.pdf.md)
- [Structured JSON version](/-/media/files/news/press-release/2022/albania-press-release-sv-may-19-2022-albanian.pdf.json)

---

### Ndikimi i luftës në Ukrainë dhe pritshmëritë makroekonomike
- Ekonomia e Shqipërisë po përballet me presionet që vijnë si pasojë e luftës në Ukrainë, përmes rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve financiare globale.
- Rritja ekonomike në vitin 2022 parashikohet të jetë rreth 3 për qind, e mbështetur nga turizmi dhe ndërtimi, por e zbehur nga ndikimi i çmimeve në rritje.
- Inflacioni është rritur ndjeshëm mbi objektivin prej 3 për qind të bankës qendrore, duke u kthyer në inflacion me bazë të gjerë.
- Pritet që inflacioni të mbetet në nivele të larta gjatë muajve në vijim—nxitur nga çmimet e importit—përpara se të kthehet sërish brenda objektivit në fillim të vitit 2024, duke pasqyruar ndikimin e shtrëngimit të politikës monetare.
- Me gjasë, sektori publik do të përballet me kosto më të larta të financimit të huaj për një kohë të gjatë.

### Mbështetje të drejtuar sociale dhe buxheti 2022
- Është e nevojshme të jepet më shumë mbështetje e drejtuar për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i mbrojtur nga inflacioni.
- Kjo duhet mundësuar brenda nivelit të shpenzimeve ekzistuese të buxhetit për vitin 2022 përmes rishpërndarjes.
- Buxheti i vitit 2022 (siç u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë.
- Çdo e ardhur shtesë përtej çfarë parashikohet në buxhet, duhet kursyer për të rikrijuar hapësirat e nevojshme për ushtrimin e politikës fiskale.
- Shtesa në mbështetjen e përkohshme për shtresat në nevojë, si dhe kostot e rritura për prokurimet ose punët publike, për shkak të ngritjes së çmimeve, duhen mbajtur brenda nivelit ekzistues të shpenzimeve të buxhetit përmes rishpërndarjeve.
- Përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal.

### Konsolidimi fiskal dhe reforma të të ardhurave
- Kursimi i të ardhurave të mundshme të mbledhura mbi planin, si dhe një konsolidim i besueshëm nga kahu i të ardhurave në periudhën afatmesme, janë thelbësore për rikrijimin e hapësirave të nevojshme për politikën fiskale.
- Një konsolidim i besueshëm afatmesëm që bazohet në kahun e të ardhurave është tashmë edhe më i rëndësishëm për rindërtimin e hapësirave fiskale që praktikisht janë shfrytëzuar në pjesën më të madhe.
- Borxhi publik dhe veçanërisht nevojat për rifinancim duhet të ulen për aq kohë sa ekonomia vazhdon të shënojë rritje.
- Ne e mirëpresim angazhimin e qeverisë për zbatimin e rregullave aktuale fiskale, përfshi këtu dhe arritjen e një bilanci primar të paktën zero deri në vitin 2024.
- Puna për përgatitjen dhe zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) duhet të vazhdojë.
- Përgëzojmë nismën e ndërmarrë nga qeveria me mbështetjen e FMN-së, për forcimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që synon thjeshtimin, rritjen e efikasitetit dhe barazi më të madhe mes tatimpaguesve.
- Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke pasur parasysh shqetësimet për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor.
- Përpjekjet e qeverisë për forcimin e administrimit të të ardhurave duhet të vijojnë pa asnjë vonesë.

### Sektori i energjisë dhe ndërmarrjet shtetërore
- Trazirat në tregjet energjetike globale kanë rënduar më tej barrën fiskale që vjen prej sektorit të energjisë elektrike dhe theksojnë nevojën urgjente për reforma vendimtare për t’i kthyer qëndrueshmërinë financiare ndërmarrjeve shtetërore.
- Nevojiten ndryshime graduale të tarifave, të cilat duhet të shoqërohen me masa që mbrojnë shtresat e varfëra dhe në nevojë.

### Politika monetare dhe Banka e Shqipërisë
- Politika monetare duhet të shtrëngohet më shumë dhe në kohë, për të frenuar trysnitë inflacioniste dhe për të orientuar sërish pritshmëritë për inflacionin brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë.
- Ne e mbështesim vendimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se ajo mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars.
- Për të frenuar trysnitë e brendshme inflacioniste dhe për të kthyer pritshmëritë për inflacionin sërish drejt objektivit, nevojiten rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit.
- Kërkohet vigjilencë, pasi vonesa e tepruar në shtrëngimin e politikës monetare mund të kërkojë më vonë rritje më të larta të normës bazë për të kthyer inflacionin në objektiv.
- Strategjia mbi kohën dhe masën e shtrëngimit të politikës monetare duhet të komunikohet qartë në mënyrë që të ruhet besueshmëria e bankës qendrore dhe që të ankorohen pritshmëritë për inflacionin.

### Sistemi financiar dhe mbikëqyrja
- Sistemi financiar deri tani ka reaguar mirë ndaj goditjeve, i mbështetur nga këmbëngulja e Bankës së Shqipërisë në forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikqyrës.
- Ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen, vigjilenca e vazhdueshme do të jetë thelbësore për të monitoruar ndjeshmërinë e bilanceve të bankave ndaj kredive me norma interesi variabël, si dhe ndryshimit të çmimit të letrave me vlerë të qeverisë.
- Ne përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të forcuar rezervat e kapitalit.

### Detaje të misionit dhe falenderime
- Uashington, DK – 19 maj 2022. Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Znj. Yan Sun, zhvilloi një vizitë stafi në Shqipëri nga data 12 deri më 19 maj.
- “Dëshirojmë të falënderojmë autoritetet shqiptare dhe homologët tanë të tjerë për diskutimet e hapura e të frytshme gjatë këtij misioni”.

*Deklaratë për shtyp e misionit të FMN-së (PR22/161), 19 maj 2022.*

---


_Source: https://www.imf.org/-/media/files/news/press-release/2022/albania-press-release-sv-may-19-2022-albanian.pdf_
