## Ekipi i FMN-së përfundon një vizitë në distancë në Shqipëri

## Source details

**Canonical URL:** [Ekipi i FMN-së përfundon një vizitë në distancë në Shqipëri](https://www.imf.org/-/media/files/news/press-release/pr20252-alb-albania.pdf)

## Other formats

- [Markdown version](/-/media/files/news/press-release/pr20252-alb-albania.pdf.md)
- [Structured JSON version](/-/media/files/news/press-release/pr20252-alb-albania.pdf.json)

---

### Perspektiva afatshkurte dhe projektime
- Ekonomia e Shqipërisë pritet të tkurret ndjeshëm në vitin 2020 dhe të rimarrë veten në vitin 2021.
- Pritshmëria afatshkurtër reflekton efektet e tërmetit të muajit nëntor 2019 dhe të pandemisë së COVID-19.
- Pritshmëria është subjekt i pasigurive të mëdha të pazakonta, duke qenë si rezultat i natyrës së goditjes nga pandemia.
- Data dhe periudha e misionit: 25 qershor-1 korrik; deklaratë lëshuar më 1 korrik 2020.

### Stabilitet makroekonomik dhe nevojat e politikave afatshkurtra
- Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është ruajtur deri tani, falë menaxhimit të mirë të politikave dhe kushteve financiare lehtësuese në botë.
- Për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e defiҫitit fiskal në vitin 2020 për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin.
- Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza duhet të jetë:
  - e përkohshme,
  - e mirëorientuar,
  - transparente,
  - e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm.

### Konsolidimi fiskal dhe strategjia afatmesme për të ardhurat
- Pasi të jenë qetësuar efektet e goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore.
- Qëllimi: vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse për të rikrijuar hapësirën për kundërpërgjigje nëpërmjet politikave buxhetore.
- FMN i nxit autoritetet të vazhdojnë përgatitjen e një Strategjie Afatmesme për të Ardhurat për të ngritur një sistem tatimor:
  - më të drejtë,
  - më të thjeshtë,
  - më efikas,
  - më transparent,
  - që siguron burimet e nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit.
- Nevojë për përforcim të menaxhimit të risqeve fiskale, përfshirë PPP-të, dhe për përmirësimin e cilësisë së menaxhimit të investimeve publike.

### Vlerësim i ndryshimeve të propozuara në sistemin tatimor
- FMN shpreh shqetësim për një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029:
  - tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 millionë lekë,
  - dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 millionë lekë.
- Vërejtje kryesore: vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë do të gërryente bazën tatimore dhe do të cënonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore.
- Këshilla tjetër: pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel që do të përcaktohet me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat.
- FMN rithekson këshillën kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke theksuar se ajo do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore.
- Rekomandim: krijimi i sistemeve efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion përpara një amnistie të tillë.

### Politikë monetare dhe gjendja e sistemit bankar
- Politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë (BSH) mbetet e përshtatshme.
- Vijimi i fleksibilitetit në kursin e këmbimit do të ndihmojë në amortizimin e goditjeve dhe në rivendosjen e bilancit të jashtëm.
- Sistemi bankar në përgjithësi pandemia e gjeti likuid dhe të kapitalizuar mirë.
- Sidoqoftë, forca e tij përballuese do të sprovohet dhe pikat e dobëta duhet të monitorohen dhe të administrohen, përfshirë:
  - stoku akoma i lartë i kredive me probleme.
- Mbajtja e pandryshuar e rregullave të klasifikimit të kredive dhe provigjonimeve është e rëndësishme për vlerësimin sa më saktë të humbjeve të mundshme të bankave.
- FMN mbështet ristrukturimin e matur të kredive aty ku është e nevojshme për sektorët dhe bizneset e prekur.

### Falënderime dhe përfundim
- Ekipi i FMN-së falënderon palën shqiptare për diskutimet e hapura dhe të frytshme.
- Urojmë qeverinë dhe popullin shqiptar suksese në kapërcimin e këtyre goditjeve.

*IMF staf deklaratë – Vizitë në distancë në Shqipëri (25 qershor-1 korrik 2020; deklaratë lëshuar më 1 korrik 2020).*

---


_Source: https://www.imf.org/-/media/files/news/press-release/pr20252-alb-albania.pdf_
