## CESEE REI FALL 2013 — MË SHPEJT, MË LART, MË FORT—TË NGRIHET POTENCIALI I RRITJES I VENDEVE TË EUROPËS QENDRORE, LINDORE DHE JUGLINDORE

## Source details

**Canonical URL:** [CESEE REI FALL 2013 — MË SHPEJT, MË LART, MË FORT—TË NGRIHET POTENCIALI I RRITJES I VENDEVE TË EUROPËS QENDRORE, LINDORE DHE JUGLINDORE](https://www.imf.org/-/media/websites/imf/imported-flagship-issues/external/country/alb/rr/2013/_albaniapdf.pdf)

## Other formats

- [Markdown version](/-/media/websites/imf/imported-flagship-issues/external/country/alb/rr/2013/_albaniapdf.pdf.md)
- [Structured JSON version](/-/media/websites/imf/imported-flagship-issues/external/country/alb/rr/2013/_albaniapdf.pdf.json)

---

### PËRMBLEDHJE — gjendja dhe rreziqet kryesore
- Tregjet financiare në vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ) kanë qenë nën presion që nga pranvera.
- Vendet me parametrat makroekonomikë më të dobët dhe ato që kanë pasur më parë flukse hyrëse kapitali të larta janë prekur më shumë.
- Pregatitja për tronditje të reja që mund të përktheheshin në presione të konsiderueshme për financime për disa vende është thelbësore.
- EQLJ-ja po fillon të dalë nga rënia e dytë në katër vjet, duke përfituar nga rritja në zonën e euros.
- Hapësira për të ndërmarrë politika kundër-ciklike është e kufizuar në mjaft vende, pasi defiçitet fiskale janë ende të larta, borxhi publik është në një trend rritës dhe presionet në kursin e këmbimit mund të kufizojnë hapësirat e politikës monetare.
- Rritja e dobët është një problem afatgjatë: në pesë vitet e shkuara, rritja në vendet e EQLJ-së ka qenë më e ulët sesa pritshmëritë; PBB-ja u rrit mesatarisht vetëm me ½ përqind në vit, shumë më poshtë sesa parashikimi prej 5 përqind i bërë në pranverë të vitit 2008.
- Shkaktarët kryesorë të performancës së dobët: një rritje potenciale mjaft më e ulët, kryesisht për shkak të investimeve më të pakta nga firmat (për shkak të rënies së kërkesës për mallrat e tyre), më pak disponibilitet për financime dhe nevojës për të rregulluar bilancet pas periudhës së bumit të paqëndrueshëm të investimeve të parakrizës.
- Rreziqet për rritjen përpara: flukset e kapitalit, sidomos nga bankat mëmë të Europës Veriore, kanë gjasa të mbeten të ulëta; rritja ekonomike në partnerët tregtarë të vendeve të EQLJ-së parashikohet të mbetet modeste; rënia e popullsisë në moshë pune është duke u përshpejtuar.

- Figure 10. Decomposition of Potential Growth Rate in Selected Countries, 1996-2012
  - Source: European Commission

### Nevoja për një rritje “më të shpejtë, më të lartë, më të fortë” — hapa vendimtarë (rekomandime kryesore)
- Zgjidhja e problemeve të lëna nga kriza.
  - Një sektor financiar i shëndetshëm është kritik për të siguruar kreditim dhe për të nxitur rritjen.
  - Heqja e barrierave ligjore, gjyqësore, tatimore dhe rregullatore në fushat e zgjidhjes së huave nën standart do të lehtësojë ristrukturimin industrial dhe pastrimin e bilanceve të bankave.
  - Rindërtimi i hapësirave fiskale do të reduktojë primet e rrezikut dhe kostot e huamarrjes, çka do të ketë një efekt të shëndetshëm edhe për sektorin privat.
- Forcimi i sektorit të tregtueshëm.
  - Një rritje e mirë-balancuar do të rriste prespektivat për rritje ekonomike.
  - Të dhënat empirike tregojnë se ekonomitë më të hapura janë rritur më shpejt.
  - Integrimi më i ngushtë në zinxhiret globale të ofertës do të sjellë transferim më të shpejtë të teknologjisë dhe përshpejtim të konvergjencës në të ardhura.
- Përmirësimi i klimës së investimeve.
  - Thjeshtimi i ambjentit rregullator dhe forcimi i konkurrencës, mbrojtja e investitorëve dhe zbatimi i kontratave mbeten prioritete për shumë vende.
  - Në disa vende, ristrukturimi dhe/ose privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore të mëdha që janë me humbje si dhe përmirësimi i qeverisjes dhe rritja e transparencës janë gjithashtu kritike.
- Sigurimi i një tregu pune mirëfunksional.
  - Papunësia e lartë ka një komponent strukturor, i cili ka qenë problem që nga fillimi i periudhës së tranzicionit.
  - Forcimi i politikave aktive të tregut të punës do të përmirësojë ri-trajnimin dhe rishpërndarjen e punonjësve.
  - Reformat në arsimin profesional dhe atë dytësor mund të jenë gjithashtu të nevojshme, ashtu sikurse edhe pagesa papunësie dhe programe sociale të shënjestruara më mirë, për të përmirësuar rezultatet në tregun e punës.

*INTERNATIONAL MONETARY FUND, Tetor 2013*

---


_Source: https://www.imf.org/-/media/websites/imf/imported-flagship-issues/external/country/alb/rr/2013/_albaniapdf.pdf_
